Të dhëna ligjore

Rogers ruan të drejtën e anullimit të porosisë apo llogarisë së klientit nëse konstatohen spekullime, keqpërdorime me shërbimin e ofruar.

Çmimet e aplikueshme në blerje janë ato të publikuara në ShopRogers.al në ditën dhe orën që do të kryhet blerja. Çmimet janë të detajuara për secilin artikull dhe kanë të përfshirë në të TVSH sipas ligjeve, por jo taksa të tjera. Vlera e kostos së transportit do ti bëhet me dije blerësit në mënyrë të detajuar në momentin e kryerjes së porosisë.

Pagesa do të bëhet në fund të mbylljes së procesit të blerjes. Aktualisht Rogers Online mundëson vetëm pagesën Cash pas dorëzimit të produktit.

Disponueshmëria e artikujve që do të shfaqet për bleresin ne ShopRogers.al i korrespondon gjendjes në magazine të një dite më parë nga ajo kur klienti po kontrollon produktin dhe për këtë arsye Rogers nuk garanton disponueshmërinë e plotë në çdo moment të artikujve të publikuar. Në rast mungese të disponueshmërisë së artikullit, Rogers merr përsipër të informojë klientin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi.

Rogers ruan të drejtën e modifikimit në çdo kohë të termave e kushteve të pergjithshme për blerjen online, apo të ndërpresë shitjen nëpërmjet tij, por kjo do të bëhet pa dëmtuar në asnje mënyrë porositë që janë në proces faturimi, paketimi apo dorëzimi.